Merkel-i në fjalimin e parë pas fitores së Biden-it e përgëzoi “me gjithë zemër”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik në lidhje me fitoren e Joe Bidenit në garën për president të Amerikës.
Merkeli e përgëzoi Bidenin”me gjithë zemër”, duke thënë se ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën dhe ajo kishte kujtime të bukura nga takimi me të.
Ajo, gjithashtu uroi Kamala Harrisin si gruaja e parë nënkryetare dhe shtoi se, si fëmijë e dy migrantëve, kaliforninja ishte një “frymëzim për shumë njerëz”.
Merkeli theksoi rëndësinë e marrëdhënies së të dy vendeve dhe tha se pa mbështetjen e SHBA-së, ribashkimi gjerman 30 vjet më parë nuk do të ishte kurrë i mundur, raporton BBC-i, transmeton Klan Kosova.
Ajo shtoi se të dyja vendet duhet të qëndrojnë së bashku për të kapërcyer sfidat kryesore si: pandemia e koronavirusit, ngrohja globale dhe terrorizmi.