75 Mall Live Search
21:39 / E Premte, 01 Janar 2021 / Blerim

Angela shfaqet seksi pranë bashkëshortit, çifti në Itali e pritën Vitin e Ri

Angela Martini po qëndron në Milano të Italisë.

E në këtë qytet, bukuroshja shqiptare festoi Vitin e Ri, pranë bashkëshortit të saj, shkruan Indeksonline.

Në Instagram, ajo hodhi disa imazhe ku shihet se pozoi me bluzë të hapur te gjoksi, pranë pasqyrës.

“Gezuar Vitin e Ri! Sigurisht që i dëshiroj të gjithëve të njëjtat gjëra të mira si të gjithë! Por me të vërtetë, më së shumti që i uroj të gjithëve është të zgjohen nga ç’është kjo gjë e quajtur botë njerëzore. Të zgjohesh vërtet nga simulimi, matrica, jeta apo çfarëdo që quhet! Që ne të zbulojmë gjërat më të rëndësishme për veten tonë dhe JO ato që na thanë breza njerëzish ose librash. Për të zbuluar nga kemi ardhur, pse jemi këtu, ku po shkojmë dhe cili është qëllimi i jetës sonë. Dhe gjëja më e rëndësishme – të zbulojmë KUSH jemi dhe kush është armiku ynë i vërtetë! Të jemi të vetëdijshëm për superfuqitë tona, sepse e kemi! I dashur kjo është bota jote !!! Kjo është ajo që ju uroj!”, ka shkruar Angela./Indeksonline/