75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / AR

Angelina “godet”, shfaqet me fustan transparent dhe zbulon…

Angelina Jolie tërhoqi vëmendjen në premierën në Paris të filmit të saj të ri Couture, duke u shfaqur me një fustan joshës, gjysmë transparent.

Fituesja e çmimit Oscar doli në tapetin e kuq me një krijim argjendi Givenchy që zbulonte pak nga trupi, transmeton indeksonline.

Aktorja e aksesoi pamjen e saj me bizhuteri Garatti të punuara me porosi, një unazë me diamant të gjelbër 15 karatësh dhe vathë të njëjtë.

Ajo e kompletoi pamjen me këpucë klasike të zeza. Pasi doli nga premiera, Jolie veshi një kostum elegant të zi.

Angelina Jolie mbërrin në premierën e filmit me një fustan që zbulon sa duhet

Në filmin “Couture”, aktorja 50-vjeçare luan rolin e Maxine Walker, një regjisoreje e cila diagnostikohet me kancer në gji ndërsa punonte për një shtëpi prestigjioze mode në mes të Javës së Modës në Paris. Filmi gjithashtu ndjek historinë e një modeleje dhe një grimieri të cilët po përpiqen të hyjnë në botën e modës./Indeksonline/