23:23 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Angelina Jolie dhe 5 lidhjet e saj serioze, midis tyre dhe ajo me një femër

Angelina Jolie ka qenë në pesë marrëdhënie serioze, por jeta e saj private qenë në qendër të vëmendjes që kur karriera e saj e filmit u ngrit në vitet 1990.

Fituesja e Oskarit, pati lidhjen e saj të parë në moshën 14 vjeçare.

Edhe pse ajo nuk e bëri kurrë të ditur identitetin e tij, marrëdhënia e tyre ishte aq e rëndësishme, saqë mamaja e Jolie, e la atë të jetonte në shtëpinë e tyre.

“Nëna ime është kaq e kujdesshme dhe zgjedhjet që ajo bëri për mua nuk ishin të papërgjegjshme”, thotë ajo për Cosmopolitan në vitin 2003, pas reagimeve që njerëzit patën.

“Kur isha 14 vjeç, unë ose do të isha rrugëve me të dashurin tim, ose në shtëpinë time me të dhe me mamanë time në dhomën ngjitur, sepse unë gjithsesi do të kisha një të dashur. Ajo bëri nje zgjedhje dhe për shkak të saj, unë zgjohesha çdo mëngjes, shkoja në shkollë dhe hulumtoja marrëdhënien time në mënyrë të sigurt. Pra, në një mënyrë të çuditshme, ajo me të vërtetë bëri gjënë e duhur. Më mbajti larg telasheve ”.

Jolie u nda nga dashuria e saj e parë dy vite më vonë, sepse në moshën 16-vjeçare ajo nisi të përqendrohej te karriera.

Në vitin 1994, aktorja gjen përsëri dashurinë. Teksa xhironin filmin “Hackers”, ajo pati një lidhje me Jonny Lee Miller.

Nga biseksualiteti te bashkëjetesa me të dashurin, kur ishte 14

Ata humbën kontaktin pasi prodhimi përfundoi, dhe ajo më pas filloi të dilte me Jenny Shimizu.

Nga biseksualiteti te bashkëjetesa me të dashurin, kur ishte 14

“Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje se do të eksperimentoja një ditë ose se do të puthja një grua, nuk ishte kurrë diçka që po kërkoja,” tha Jolie, e cila më vonë doli si biseksuale, për Rolling Stone në vitin 2001.

 “Unë rashë në dashuri me një vajzë.”

Pasi u nda nga Jenny, Angelina Jolie iu rikthye lindjes me Lee Miller. Ata u martuan dhe u divorcuan tre vite më vonë.

Ajo u shpreh se nuk “ishte aty për të” dhe tha se nuk kishte qenë një mike e mirë për Miller.

Jolie “tronditi botën” në vitin 2000, kur u martua përsëri, këtë herë me Billy Bob Thornton. Martesa e tyre nuk zgjati shumë.

Nga biseksualiteti te bashkëjetesa me të dashurin, kur ishte 14

“Edhe unë isha e befasuar, sepse brenda natës në ndryshuam totalisht. Një ditë, thjesht nuk kishim më asgjë të përbashkët. Është e frikshme, por mendoj se ndodh kur përfshihesh në një lidhje, pa e njohur ende veten.”

Në vitin 2004, Jolie ra në dashuri me një tjetër aktor në sheshxhirim, Brad Pitt, gjatë filmit “Mr.&Mrs. Smith”. Ai ishte i martuar me Jennifer Aniston në atë kohë, një skandal që tronditi Hollywood-in.

Nga biseksualiteti te bashkëjetesa me të dashurin, kur ishte 14

Us Weekly dha lajmin për romancën e Jolie dhe Pitt në vitin 2005 me një foto të tyren, së bashku me Maddox, të cilën Jolie e adoptoi në Kamboxhia në vitin 2002.

Brangelina, siç u bënë të njohur, adoptoi dhe dy fëmijë të terë, Zahara nga Etiopia në vitin 2005 dhe Pax nga Vietnami në vitin 2007. Ata mirëpritën edhe 3 fëmijë biologjikë: Shiloh në 2006-ën dhe binjakët Knox dhe Vivienne në vitin 2008.

Pitt dhe Jolie u martuan në heshtje në vitin 2014 dhe Jolie bëri kërkesë për divorc në 2018-ën. Ata ishin ligjërisht beqarë në vitin 2019.

“Unë u ndava për mirëqenien e familjes time,” tha ylli Maleficent për Vogue India në vitin 2020. “Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqendrohem në shërimin e fëmijëve.”