08:21 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Angelina Jolie e dashuruara në David Beckham?

Në mediat e huaja u përfol për një simpati në mes të aktores Angelin Jolie dhe futbollistit, David Beckham.

Sipas revistës amerikane, NW, aktorja ka vite që ka simpati ndaj futbollistit të njohur ndërsa ka filluar ti dërgoj mesazhe, shkruan Indeksonline.

43 –vjeçarja thujet se ka kontaktuar me Beckham për të i ofruar idenë e bashkëpunimit për projekt bamirësie por, e gjithë kjo është një arsye për ta njohur më afër atë.

Një burim i afërt më revistën ka treguar se Angelina dhe David kanë punuar më së bashku para disa viteve në një kampanjë dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur ta heq nga koka futbollistin, ajo gjithmonë ka pasur simpati për të.

Por, gjithë këto thashetheme janë mohuar nga njerëz të afërt të David të cilët deklaruan se ata të dy nuk kanë pasur ndonjë kontakt.

Ndryshe, Angelina së fundi është angazhuar në xhirimet e filmit të ri./Indekonline/