Angelina Jolie humb një tjetër betejë me Brad Pitt

Angelina Jolie po përpiqej të hiqte gjyqtarin nga çështja e saj e divorcit për shkak të marrëdhënies së tij të pretenduar të biznesit me avokatët e ish-burrit Brad Pittit, por ajo e ka humbur rastin.
Gjykata Superiore e Kalifornisë vendosi që gjykatësi Ouderkirk nuk skualifikohet nga shërbimi si gjyqtar i përkohshëm në këtë çështje.

Angelina paraqiti një kërkesë që pretendonte se gjyqtari “nuk arriti të zbulonte çështjet që demonstruan marrëdhënien aktuale, të vazhdueshme, të përsëritur të klientit midis gjyqtarit dhe avokatit të palës së paditur”.
Më vonë u zbulua se Angelina dhe Bradi, në të vërtetë, e kanë njohur gjyqtarin për shumë vjet dhe ai ishte që i kishte martuar në vitin 2014. Ai ishte një nga të paktët njerëz që morën pjesë në dasmën e tyre./Indeksonline/
