Angelina Jolie nuk e ka humbur shkëlqimin, zbukuron Spanjën
Aktorja legjendare Angelina Jolie së bashku me fëmijët e saj dukeshin për mrekulli kur u shfaqën në Spanjë, transmeton Indeksonline.
Ylli i Hollivudit, morri gjithë vëmendjen teksa mbërriti në ishullin Fuerteventura, duke vizituar dyqanet ushqimore.
44 vjeçarja Jolie, po shkëlqente me dukjen, e veshur me një fustan të bardhë teksa me vete kishte fëmijët, Zahara 14 vjeçe, dhe binjakët Knox dhe Vivienne 11 vjeç.
Ata morën gjithë vëmendjen duke qenë se aktorja është një nga personazhet më të njohura të aktrimit në të gjithë botën. /Indeksonline/

