Angelina Jolie planifikon të shesë vilën në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë SHBA-së

Aktorja e njohur Angelina Jolie po planifikon të shesë vilën luksoze në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë Shteteve të Bashkuara, raportojnë mediat amerikane.
Lajmi vjen ndërsa Jolie po shqyrton disa destinacione të mundshme për zhvendosjen e saj, e cila pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, pas mbushjes së 18-vjetorit të binjakëve të saj, Knox dhe Vivienne.
Burime pranë aktorës tregojnë se Jolie kurrë nuk kishte dëshiruar të jetonte përgjithmonë në Los Angeles, por e kishte bërë këtë për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë me ish-bashkëshortin Brad Pitt. Ajo pritet të jetë shumë e lumtur kur të largohen nga qyteti, sipas burimeve.
Vila ku jeton prej vitit 2017 u ble për 24.5 milionë dollarë dhe më parë ishte pronë e legjendarit Cecil B. DeMille. Banesa ka gjashtë dhoma gjumi, 10 banjo, një kopsht të madh me pishinë, palestër dhe shumë ambiente të tjera luksoze.