75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / AR

Angelina Jolie pozoi për një revistë, shqetëson fansat me pamjen (foto)

Angelina Jolie, një nga aktoret më të bukura në botë, ka pozuar për kopertinën e edicionit vjeshtë-dimër 2024 të “CR Fashion Book” dhe frizurat e saj të kujtojnë kaçurrelat e viteve ’80.

Aktorja 49-vjeçare i zëvendësoi flokët e saj të gjatë dhe të drejtë me kaçurrela për qëllime të xhirimeve, por pamja e saj shkaktoi reagime të ndryshme. Domethënë, derisa disa e vlerësuan lirimin e saj, të tjerë shkruanin se ajo ishte e panjohur, transmeton Indeksonline.

“Mendova se ishte Cameron Diaz” 

“Sikur të mos ishte emri i saj, nuk do ta njihja”, “Mendova se ishte Cameron Diaz”, “Kush i bëri flokët të pushohet nga puna”, janë vetëm disa nga komentet. 

Kujtojmë se aktorja u shfaq së fundmi në Festivalin e Filmit në Venecie, por pamja e saj shqetësoi fansat të cilët komentuan për venat e theksuara në krahët e saj./Indeksonline/