09:58 / E Martë, 02 Mars 2021 / B O

Angelina Jolie shet për 7 milionë paund pikturën e Churchill

Kulla e xhamisë “Koutoubia”, një pamje panoramike e Marrakesh e pikturuar nga ish-ministri britanik Winston Churchill, u shit për 7 milionë paund në Londër nga shtëpia e ankandeve “Christie’s”.

Churchilli u frymëzua nga qyteti Marok dhe e bëri pikturën gjatë një turneu në qytet gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 1943.

Vepra, e cila ishte në pronësi të aktores Angelina Jolie, u vlerësua midis 1.5 dhe 2.5 milionë paundësh, por ofertat u rritën deri në 7 milionë paundë.

Duke llogaritur tarifat e komisioneve, shifra përfundimtare është 8.2 milionë paundë.

U shitën gjithashtu edhe dy piktura të tjera të Churchillit. Të tria veprat u shitën për 9.43 milionë paundë.