17:32 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / AR

Angelina Jolie shfaqet me tatuazh të ri


Aktorja ikonë Angelina Jolie u fotografua në tapetin blu të ceremonisë së 77-të të çmimeve Tony të dielën duke treguar tatuazhin e saj të ri. Aktorja u shfaq me vajzën e saj 15-vjeçare Vivienne dhe ishte e veshur me një fustan të gjatë velvet.

Në mes të gjoksit të aktores dallohej një harabel në fluturim. Meqenëse haraeli është simbol i lirisë, dashurisë dhe besimit, ndoshta tatuazhi i saj i ri shënon një epokë të re për të dhe familjen e saj pas divorcit nga Brad Pitt.

Një harabel ende qëndron si simbol për besnikërinë, mbrojtjen, kërkimin e një shtëpie dhe në fund të fundit, ai simbolizon dashurinë. Jolie ishte një nga yjet e mbrëmjes, pasi përveç paraqitjes së përbashkët me vajzën e saj, ajo fitoi edhe një Tony për produksionin e muzikalit, “Outsiders”, në të cilin merrte pjesë edhe Vivienne.