Angelina Jolie shkëlqen përkrah fëmijëve në premierën e ‘Maleficent: Mistress Of Evil’
Ajo ka riprodhuar rolin e saj në vazhdimin e filmit Maleficent, Mistress Of Evil.
Dhe Angelina Jolie ishte larg nga dukja e karakterit të saj negative kur bëri paraqitjen në premierën japoneze të filmit që u mbajt në Roppongi Hills Arena, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

44 vjeçarja dukej mahnitëse në fustanin tërë shkëlqim të Ralph & Russo Couture teksa parakaloj në tapetin e kuq me vajzën e saj 14 vjeçare, Zahara dhe djalin 18 vjeçar Madoxx.
Aktorja përveç sharmit të saj ajo dukej në formë më të mirë se asnjëherë.

Dukjes elegante të së ëmës iu përshtaten edhe dy fëmijët e saj të cilët të veshur në të zeza dukesh me plotë stil.
Fillestarët e Disney mund të mos kujtojnë se Maleficent është zana e keqe në animacionin klasik 1959, dhe që Angelina e luajti atë në vitin 2014.

Vetëm pesë vjet më vonë, Jolie po e luan atë përsëri në Mistress Of Evil, ende duke veshur brirë të zinj, dhe duke zgjidhur ndjenjat e saj të konfliktuara të nënës drejt Princeshës së Aurora (Fanning) e ëmbël.
Filmi origjinal i vitit 2014 fitoi 758 milion dollarë në mbarë botën, dhe solli një tjetër sukses të serisë së përrallave të Disney./Indeksonline/

