Angelina Jolie shndërrohet si ylli i operas Maria Callas

Sopranoja e madhe e shekullit të 20-të do të interpretohet nga Angelina Jolie, me momentet e para të saj si Maria Callas të publikuara tashmë në internet.
Ylli i Hollivudit luan në filmin e ri të regjisorit, skenaristit dhe producentit kilian Pablo Laren. Kasti i filmit ndau dy foto të saj si Maria Callas.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar për të filluar prodhimin e “Maria”, e cila shpresoj se do të sjellë jetën dhe veprën e mrekullueshme të Maria Callas për publikun në mbarë botën, falë skenarit të mrekullueshëm të Steven Knight, punës së të gjithë kastit dhe ekipit, dhe veçanërisht. Puna brilante e Anxhelinës dhe përgatitja e shkëlqyer”, tha regjisori.
The first two images of Angelina Jolie as famed diva Maria Callas in Pablo Larrain‘s upcoming biopic 'Maria' have been revealed:https://t.co/2XPDlQCvXq
— The Hollywood Reporter (@THR) October 10, 2023