Angelina Jolie viziton fëmijët ukrainas në spitalin e Romës

Ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie, e cila njihet për rutinën e saj të ngarkuar si producente, regjisore dhe aktore, po gjen kohë për të kryer edhe punë bamirëse në Romë.
Angelina po kushton shumë nga koha e saj për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Jolie bëri një vizitë në spitalin pediatrik “Bambino Gesu”, jashtë mureve të qytetit të Vatikanit me 30 mars.

Ajo takoi fëmijë ukrainas që kishin ikur nga lufta në vendin e tyre, shumë prej të cilëve janë të sëmurë.
Fëmijët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë dhe vendi pasi Vladimir Putin nisi një pushtim të plotë rus kundrejt Ukrainës, më 24 shkurt./Indeksonline/