Angelina Jolie viziton kufirin në Rafah, bisedon me palestinezët
Aktorja e njohur amerikane dhe aktivistja humanitare Angelina Jolie ka mbërritur në pikën kufitare Rafah në Egjipt, ku ka shprehur solidaritet me popullin palestinez në një moment të vështirë humanitar.
Gjatë vizitës së saj, Jolie ka vëzhguar nga afër përpjekjet që po bëhen për dërgimin e ndihmës humanitare drejt Rripit të Gazës, duke u fokusuar në mbështetjen për civilët e prekur nga kriza aktuale, shkruan IndeksOnline.
Angelina Jolie, e njohur për angazhimin e saj shumëvjeçar në çështje humanitare dhe të drejtave të njeriut, ka theksuar rëndësinë e aksesit të vazhdueshëm të ndihmës për popullsinë civile dhe nevojën për mbrojtjen e jetëve të pafajshme.
Vizita e saj vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për më shumë ndihmë dhe zgjidhje humanitare për situatën në Gaza.

