16:30 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

Angelina Jolie viziton Pakistanin pas përmbytjeve

Angelina Jolie ditën e sotme ka mbërritur në Pakistan për të treguar mbështetjen e saj për banorët  prekur nga përmbytjet.

Imazhet që ka mbërritur në Pakistan janë shpërndarë në Twitter, transmeton Indeksonline.

Mediat i kanë kushtuar vëmendje vizitës së aktores e cila është e dërguara speciale e OKB-së për refugjatët UNHCR.

Gjatë vizitës ajo do të mbajë takime me organizata ndërkombëtare. Gjithashtu do të diskutohen masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore./Indeksonline/