15:57 / E Martë, 05 Nëntor 2019

Angelina Jolie zhvishet komplet, aktorja 44 vjeçare i zbulon të gjitha nga e kaluara

Angelina Jolie i ka treguar hapur të gjitha nga e kaluara e saj dhe këtë e bëri përmes disa fotografive ku shihet e zhveshur komplet teksa mbulohet me një pëlhurë të lehtë me ngjyrë të bardhë.

Ylli i filmit foli së fundi për revistën e njohur Harper’s Bazaar  në numrin e dhjetorit, ndërsa diskutoi për ditët e saj të fëmijës së shfrenuar, transmeton Indeksonline.

“Një pjesë e jona që është e lirë, e egër, e hapur, kureshtare dhe mbyllet gjatë jetë,” thotë Jolie – tani një aktiviste dhe profesoreshë vizituese e Shkollës së Ekonomisë në Londër.

E pyetur se si merret me keqkuptimet, Jolie, 44 vjeçe, përmendi tatuazhin e saj që thotë: “Një lutje për zemrën e egër të mbajtur në kafaze.”

Ideja për këtë tatu erdhi kur ajo ishte 20 vjeçe gjersa ishte duke ngarë makinën me nënën e saj aktore, Marcheline Bertrand.

“Ne hipëm në një sallon tatuazhi dhe unë e nxora atë në krahun tim të majtë,” kujton Jolie. “Ajo që aktorja bëri për mua atë natë ishte të më kujtonte se e egra brenda meje është në rregull dhe një pjesë e imja.”

Por pas vitesh dramë – përfshirë puthjen me vëllain e saj në buzë në Oscar 2000, duke veshur gjakun e burrit të atëhershëm Billy Bob Thornton në një shishkë rreth qafës dhe duke u ndarë së fundi nga aktori Brad Pitt – Jolie tani është më e njohur për punën e saj të avokimit me gratë dhe refugjatët dhe roli i saj si nënë e gjashtë fëmijëve.

“Fëmijët e mi e njohin veten time të vërtetë dhe më kanë ndihmuar që ta gjej përsëri dhe ta përqafoj,” përfundoi ajo./Indeksonline/