19:49 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Anglezët tregojnë “klasin”, fitojnë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka mbyllur me humbje kualifikimet për Europianin Euro 2020.

“Dardanët” u mposhtën nga Anglia me rezultat 0-4 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Foto: Blerim Uka

Edhe pse Kosova bëri paraqitje shumë të mirë nuk arritën t’i bëjnë ballë atyre që e zbuluan futbollin.

Golat për “Tre Luanët” i shënuan Winks (32′), Kane (79′), Rashford (83′) dhe Mount (90+1).

Foto: Blerim Uka

Anglia përfundon kualifikimet me 21 pikë në vendin e parë, Çekia e dyta me 15 pikë ndërsa Kosova në vendin e tretë me 11 pikë. /IndeksOnline/

Foto: Blerim Uka
Foto: Blerim Uka
Foto: Blerim Uka