Anglezët dominojnë Evropën, Chelsea plotëson katërshen historike
Chelsea ka fituar me penallti ndaj Eintracht Frankfurt 4-3 pasi rezultati për 120 minuta ishte 1-1.
Me këtë arritje, për të parën herë në historinë e futbollit, katër skuadra angleze janë në finalen e Champions League dhe atë të Europa League.
? The 2019 #UELfinal is set! ?
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 9, 2019
Chelsea ? Arsenal #UEL pic.twitter.com/7GRc8uErR5
Chelsea e nisi mirë ndeshjen dhe në minutën e 28’ të takimit gjen golin e avantazhit me të riun Loftus-Cheek.
Megjithatë, miqtë vazhdojnë të luajnë me vendosmëri dhe guxim dhe në minutën e 49’ të ndeshjes Jovic barazon rezultatin me një goditje të bukur nga brenda zonës.
Ndeshja është e nxehtë me mundësi nga të dy krahët, megjithëse as Cheslsea dhe as Frankfurt nuk arrijnë të krijojnë mundësi të pastra shënimi.
Si pasojë, ndeshja duhet të shkonte me kohë shtesë pas barazimit 1-1 në të dyja sfidat.
Edhe koha shtesë kishte një ritëm të lartë. Skuadrat luajnë me të gjitha forcat pasi bëhet fjalë për finalen e kompeticionit.
Chelsea 1-1 (2-2) Eintracht Frankfurt FT:
— Squawka Football (@Squawka) May 9, 2019
Shots: 16-14
Pass accuracy: 81%-68%
Chances created: 16-9
Possession: 60%-40%
Chelsea will face Arsenal in the 2018/19 Europa League Final. pic.twitter.com/8ATc3J8L9t
Emocionet janë të mëdha, sidomos në pjesën e dytë të kohës shtesë ku Chelsea shënon gol me Azpilicueta-n, por arbitri e ka anuluar për një faull të shkaktuar ndaj portierit Trapp.
Vendasit rrisin presionin në minutat e fundit pasi nuk donin t’ia linin në dorë penalltive, por ishin pikërisht ato që vendosën finalistin.
Fati ishte me vendasit, teksa Eden Hazard ka shënuar penalltinë vendimtare në fund.