10:06 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Anglezët edhe zyrtarisht: Faleminderit Kosovë!

Anglia mbrëmë fitoi në Prishtinë kundër Kosovës me rezultat 0-4 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Por rezultati ishte dytësor, anglezët kanë mbetur të befasuar nga mikpritja që iu është bërë nga shqiptarët.

Lojtarët, trajneri, gazetarët dhe tifozët kanë qenë shumë falënderues për tifozët kosovar duke thënë se askund nuk e kishin përjetuar një gjë të tillë.

Për mikpritjen ka reaguar edhe faqja zyrtare e Kombëtares së Anglisë në Twitter.

“Çfarë mikpritje. Faleminderit Kosovë”, kanë shkruar ata.

Kosova me paraqitjen e tyre në tribuna ka qenë shembull botëror duke i bërë një reklamë shumë të mirë shtetit tonë. /IndeksOnline/