14:02 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Anglezët me flamur të Kosovës në Beograd

Ndeshja ndërmjet Partizanit dhe Manchester Unitedit e zhvilluar në Beograd në kuadër të Ligës së Evropës ka sjellë pamje tejet tensionuese.

Tifozët anglezë ishin bukur në numër derisa ata serbë gjatë gjithë kohës kanë tentuar ti sulmojnë por pa mundur të arrijë tek ta.

Sipas mediave serbe një grup tifozës të Unitedit që dyshohet se kishin ardhur nga Maqedonia e Veriut kanë tentuar ta vendosin flamurin e Kosovës në rrethojat e stadiumit, gjë kjo që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek serbët, por me insistimin e tifozëve tjerë anglezë është larguar.

Në një moment është tentuar të vendoset edhe banderola “UEFA mafia” por as kjo nuk është lejuar.