23:42 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019

Anglezët me peticion për të parandaluar deportimin e nxënësit shqiptar

Një peticion për të parandaluar deportimin e një nxënësi shqiptar ka mbledhur më shumë se 6,000 nënshkrime.


Stiven Bregu, 18 vjeç, u trafikua nga Shqipëria për në Britani të Madhe në vitin 2015 me qëllim që t’i shpëtonte një jete të dhunshme, dhe u la nga trafikantë në Keynsham pranë Bristolit.


Kur arriti për herë të parë në Britani ishte vetëm 13-vjeç dhe nuk dinte të fliste farë anglisht. Ai u dërgua në një qendër për të mitur dhe aty filloi të mësonte gjuhën ku arriti rezultate të jashtëzakonshme. Adoleshenti shqiptar kushte bërë kërkesë për azil, por i është mohuar.


Stiven tha: “Kam studiuar shumë dhe dua të ndërtoj të ardhmen time këtu. Gjithçka që dua është të më jepet shansi të qëndroj, për të kontribuar diçka në Bristol, ku e ndej veten si në shtëpinë time”.

Mësuesi kujdestar i Stivenit, Rob Shaw i cili lançoi peticionin të martën, e përshkroi situatën si “të frustruar”.

“Ne kemi investuar aq shumë në Stiven. Shkolla ka të bëjë me përgatitjen e nxënësve për të ardhmen e tyre dhe tani nuk do t’i jepet kjo mundësi. Si qytetar britanik, nuk është një moment krenar”, tha ai.

‘Pasuri e madhe’

Shaw tha gjithashtu se Stiven ka aftësi të jashtëzakonshme në Biologji, Kimi dhe Matematikë, raporton BBC, transmeton abcnews.

Mësuesja Elisabeth Gilpin shtoi se Stiven është një “student i shkëlqyer dhe një pasuri e madhe për shkollën”.

Stiven ka marrë edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristolit, Marvin Rees, pasi nxënësi shqiptar u përzgjodh si më i mirë dhe u ndihmua financiarisht nga bashkia.

Rees tha: “Duke pasur parasysh të gjitha arritjet e tij, duhet thënë se janë të jashtëzakonshme. Ideja që ta detyrojë atë të largohet nga vendi është absurde”.

Një seancë dëgjimore kundër dëbimit të tij do të mbahet më 15 Korrik. Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar për rastin në fjalë.