75 Mall Live Search
21:49 / E Enjte, 29 Prill 2021 / A. A

Anglezët të fortë në Champions, të dobët në Europa League

Nuk duket të jetë nata e skuadrave angleze sonte në Ligën e Evropës.

Roma ka befasuar Manchester United pas pjesës së parë duke përmbysur rezultatin.

Ishte Bruno Fernandes ai që kaloi në epërsi ‘djajtë’ por Roma u kthye fuqishëm duke shënuar dy gola përmes Pellegrinit dhe Edin Dzekos.

Në gjysmëfinalen tjetër edhe më keq po e pëson Arsenali kundër Villarrealit.

Spanjollët janë në epërsi 2-0 me golat e Trigueros dhe Albiol.

Kujtojmë, se në kuadër të Ligës së Kampionëve ekipet angleze arritën rezultate pozitive në gjysmëfinalet e para.

Manchester City mposhti në udhëtim Paris Saint Germainin 1-2 ndërsa Chelsea barazoi 1-1 me Real Madridin në Spanjë.

/Indeksonline/