Anglezët u provokuan nga kroatët, gati sa nuk plasi sherri

Kombëtarja e Anglisë U21 u eliminua nga Kampionatin Europian edhe pse mbrëmë arriti fitore 2 me 1 ndaj Kroacisë.
Kur u mendua se do të kalojnë në raundin tjetër, ‘Tre Luanët’ pësuan një gol në minutat e fundit të ndeshjes nga Bradaric – gol ky që ia dha kualifikimin tutje Kombëtares së Kroacisë, shkruan IndeksOnline

Pas përfundimit të ndeshjes, ishte lojtari i Liverpoolit, Curtis Jones që u përlesh me lojtarët kroat. Ai u ndje shumë i provokuar nga futbollistët e Kombëtares së Kroacisë, saqë lojtarët dhe trajnerët mezi e parandaluan një luftë fizike.
Shikoni pamjet…