10:54 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / B O

Angli – Francë, 5800 euro për një biletë në supersfidën e Botërorit

Angli-Francë do të jetë një spektakël në fushë, por e tillë do të jetë edhe në tribunat në stadiumin “Al Bayt”, që pritet të jetë I mbushur me tifozë ndonëse çmimet e biletave arrijnë në stratosferë.

Sipas mediave angleze, 800 bileta janë rishfaqur në portalet e shitjes dhe çmimi është 28 herë më shtrenjtë se sa ai fillestar. Dy bileta modeste në kategorinë e 175 paundëve po shiten për 5 mijë paund secila dhe fillimisht duhet paguar 700 paund për prenotimin e tyre.

Pavarasisht kësaj, si tifozët anglezë, ashtu dhe francez kanë premtuar se do të jenë aty për të mbështetur kombëtaren e tyre ndonëse në fund vetëm njëri prej gjigandëve të Europës do të kualifikohet më tej. Angli-Francë do të luhet të shtunën në orën 20:00.