08:34 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / M. M

Angli/ Masat kundër Covid-19, seksi i ndaluar në zonat e nivelit 2

Pas skadimit të lockdownit Anglia ka vendosur të ndahet në tre nivele ku niveli i parë është më i lehti dhe -3-ti me shtrënguesi. Kjo masë është për të ulur numrin e infektimeve me Covid-19 dhe për të mos rrënuar tërësisht ekonominë.

57% e popullsisë do të jetë në nivelin e dytë, ku bëjnë pjesë edhe kryeqyteti, Londra dhe Liverpuli, ndërsa 23.3 milionë anglez do jenë në nivelin 3, me të ashprin, e barabartë kjo me 43.5% e popullsisë, ku bëjnë pjesë qytetet e mëdha si Mançesteri dhe Birmingami dhe pjesa më e madhe e Anglisë veriore.

Për çiftet të cilët jetojnë një një shtëpi që ndodhet në zonat e nivelit 2, seksi do të jetë i ndaluar. Këtë e konfirmoi në një konferencë për mediat sekretari për shëndetësinë, Matt Handcock. Handcock konfirmoi se çiftet që jetojnë në zonën e nivelit 2 do të mund të takohet vetëm jashtë shtëpisë së tyre.

Kujtojmë që Anglia prej disa javësh ka bërë përmirësime për sa i përket shifrave të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar mbi 12 mijë raste të reja, ndërsa që në fillim të muajit nëntor shifrat ishin mbi 33 mijë. Për sa i përket numrit të viktimave, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar afro 500 viktima, ndërkohë që në fillim të muajit nëntor raportonte afro 700 të vdekur nga Covid-19.