75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Angli: Vizitorët nga vendet e ‘listës së kuqe’ do të duhet të paguajnë afro 2 mijë euro për karantinë në hotel

Matt Hancock ka vendosur masa të reja të ashpra për të ndaluar hyrjen e varianteve Covid-19 në Angli, duke përfshirë një dënim me 10 vjet për pasagjerët e ardhur që gënjejnë se ku kanë udhëtuar kur ishin jashtë vendit, shkruan The Guardian, transmeton IndeksOnline.

Sekretari i shëndetësisë tha se njerëzit që hynë në Mbretërinë e Bashkuar nga 33 vende me rrezik të lartë do të duhet të paguanin afro 2 mijë euro për karantinë në hotelet e përcaktuara nga qeveria.

 Ai gjithashtu konfirmoi një regjim të ri “testimi të zgjeruar” për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, me dy teste të kërkuara gjatë procesit të karantinës nga e hëna e ardhshme.

Njoftimi erdhi pas kritikave ndaj qeverisë nga Laburistët për dështimin për të imponuar teste ose karantinë e detyrueshme për pasagjerët që mbërrinin nga vendet me variante të reja të niveleve të larta Covid-19.

Duke iu drejtuar Commons, Hancock tha se qeveria kishte kontraktuar 16 hotele me 4,600 dhoma fillimisht për ata që hynin në vend, një numër që do të zgjerohej së shpejti./IndeksOnline/