Anglia apo Spanja? Kush do të shpallet kampione në Evropianin e femrave

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Evropianit të femrave.
Kampionet në fuqi të Evropës, Anglia do të synojë të mbrojë titullin ndaj kampioneve të Botës, Spanjës.
Kjo do të jetë hera e parë që “La Roja”, do të luajë në një finale të Evropianit, ku deri më tani paraqitja e tyre më e mirë ishte në vitin 1997, ku kishin shkuar deri në gjysmëfinale.
E veçanta e kësaj ishte se po ashtu vitin e kaluar, Anglia kishte luajtur finalen e Evropianit ndaj Spanjës, në kategorinë e meshkujve.
Anglia, për të arritur finalen kishte mposhtur Suedinë dhe Italinë, ndërsa Spanja mposhti nikoqiren, Zvicrën si dhe nënkampionen, Gjermaninë.
Finalja e madhe e Evropianit të femrave, do të luhet sonte në “St.Jakob-Park” të Baselit, në orën 18:00./IndeksOnline/