Anglia bën atë që s’mundi Brazili, çon në shtëpi Norvegjinë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit
Anglia ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit.
Ata mposhtën Norvegjinë në Miami, me rezultat 1-2 duke bërë atë që s’mundi të bëntë Brazili.
Për “Tre Luanët”, është gjysmëfinalja e parë që nga Botërori i vitit 2018.
“Heroi” i ndeshjes për Anglinë ishte Jude Bellingham, i cili shënoi 2 gola ku u shpall edhe “Man of the Match”, ndërsa të vetmin për Norvegjinë e shënoi Andreas Schjelderup.

Anglia, në gjysmëfinale do të përballet me kampionin në fuqi, Argjentinën që zhvillohet të mërkurën./IndeksOnline/

