75 Mall Live Search
08:22 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

Anglia e shqetësuar për luftën në Ukrainë: Bombardimet ruse në Cheniviv vazhdojnë pavarësisht premtimit për tërheqje

Forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë qytetin ukrainas Chernihiv pavarësisht premtimeve për të zvogëluar operacionin e saj ushtarak rreth qytetit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes Britanike.

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 36-të, trupat e Kremlinit “vazhdojnë të mbajnë pozicione në lindje dhe perëndim të Kievit” pavarësisht tërheqjes së disa prej njësive, shkruan abcneës.al.

Analiza e fundit vjen pasi ushtria ruse tha se do të shkurtonte operacionet pranë Kievit gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll këtë javë.

Ministria e Mbrojtjes Britanike tha gjithashtu se pritet të zhvillohen “luftimet të ashpra” në periferi të Kievit në ditët në vijim, ndërsa bombardimet dhe sulmet vazhdojnë në Mariupol, objektivi kryesor i forcave ruse.