75 Mall Live Search
21:24 / E Diele, 27 Korrik 2025 / FR

Anglia fiton Kampionatin Evropian për Femra, mposht Spanjën në penallti

Anglia është kampione e Europës në konkurrencën e vajzave.

Vashat angleze arritën ta mbronin titullin e fituar tri vite më herët.

Anglia triumfoi në finale ndaj Spanjës, pas ekzekutimit të penalltive.

90 minutat u mbyllën me rezultatin e barabartë, 1:1.

Caldentey kaloi spanjollet në epërsi në minutën e 25-të të takimit.

Por, Russo barazoi shifrat në minutën e 57-të, duke e dërguar ndeshjen drejt vazhdimeve.

Aty, nuk pati ndryshim rezultati dhe penalltitë ishin përcaktuese.

Anglia u tregua më e saktë, duke fituar 3:1 dhe duke u shpallur sërish kampione e Europës.