75 Mall Live Search
22:53 / E Martë, 22 Qershor 2021 / C E

Anglia fiton lehtë, Kroacia dhe Çekia kalojnë grupin

Anglia ka mposhtur Çekinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e rrethit të fundit të grupit D të Euro 2020.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rahem Sterling në minutën e 12-të të ndeshjes.


Në ndeshjen tjetër, Kroacia ka mposhtur Skocinë me rezultat 3-1, shkruan Indeksonline.

Golat për kroatët i shënuan Vlasic (17’), Modric (62’) dhe Perisic (77’).

Golin e vetëm për skocezët e shënoi McGregor në minutën e 42-të.


Anglia kualifikohet si e para me 7 pikë, Kroacia e dyta me 4 pikë, aq sa ka edhe Çekia që kualifikohet si skuadër në vendin e tretë.

Skocia me vetëm 1 pikë largohet nga Euro 2020. /IndeksOnline/