Anglia fton në Kombëtaren A talentin e madh të Dortmund-it, Jude Bellingham-in

Kombëtarja e Anglisë po vazhdon të shtojë cilësinë nga viti në vit.
Emri më i ri në Kombëtaren A të “Tre luanëve” është, 17- vjeçari i Dortmundit, Jude Bellingham, transmeton Indeksonline.
Ai ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon për Dortmundin dhe ka shënuar 1 gol.
Bellinghami u transferua te Dortmundi në merkaton verore nga skuadra e Birmingham./Indeksonline/