Anglia ‘godet rëndë’ Spanjën, Kosova përfiton indirekt

Shumë shtete evropiane e kanë në listën e kuqe Anglinë, për shkak të situatës së rëndë me pandeminë Covid-19.
Njerëzit që udhëtojnë nga Anglia në disa prej vendeve perëndimore, kur të rikthehen në ishull, duhet të karantinohen 10 ditë.
Shkaku i këtyre kritereve, shumë klube të Premier Ligës nuk pritet t’i lejojnë futbollistët e tyre të grumbullohen me ekipet kombëtare.
Pasojat e këtij vendimi mund t’i bartë edhe Spanja, shkruan Indeksonline.
Në listën e publikuar nga përzgjedhësi Luis Enrique, 6 futbollistë luajnë në ekipet angleze: Garcia, Thiago, Traore, De Gea, Llorente dhe Rodri.
Ndërsa Suedia ka portierin Martin Olsen dhe Victor Lindelof.
Të gjithë futbollistët e lartëcekur pritet të mungojnë ndaj Kosovës në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.
/Indeksonline/