75 Mall Live Search
22:47 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / Gj Sh

Anglia i bën nder Shqipërisë duke e mposhtur Serbinë

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore ndaj Serbisë në kualifikueset e KUpës së Botës, me rezultat 2-0.

Kjo fitore e ”Tre Luanëve” i bën nder edhe Shqipërisë, e cila blindoi vendin e dytë në grup dhe siguroi play-offin, shkruan IndeksOnline.

Bukayo Saka i dha epërsinë Anglisë në minutën e 28-të, derisa Eberich Eze siguroi fitoren me golin e shënuar në minutën e 90-të.

Anglia ka një rekord fantastik në këto kualifikuese, ku ka 7 fitore në po aq ndeshje, me 20 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Shqipëria renditet e dyta në Grupin K, me 14 pikë, katar më shumë se Serbia.

Letonia renditet e katërta me 5 pikë, derisa Andorra i mbyll këto kualifikuese me vetëm një pikë.

Ndeshjen e fundit, djelmoshat e Tuchel do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku do të përballen të dilen me Shqipërinë./IndeksOnline/