10:34 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Anglia i këshillon tifozët e saj të kenë kujdes nga hajdutët në Prishtinë, të mos pinë ujë në çeshme

Kosova do të përballet me Anglinë në kuadër të kualifikimeve Euro 2020, por qeveria britanike i ka disa këshilla për tifozët e saj që vijnë në Kosovë.

“Parkingu rreth stadiumit s’lejohet në ditët e ndeshjeve, për shkak se rrugët bllokohen nga policia. Për standardet e Britanisë, ka shumë taksi dhe ata janë të lirë, edhe pse disa automjete mund të mos jenë në gjendje të mirë”, shkruhet në udhëzimin e Britanisë së Madhe.

“Ju duhet të qëndroni të paktën në të njëjtën nivel të vetëdijesimit si në Britani të Madhe. Si në çdo qytet tjetër, kini kujdes nga hajdutët në aeroporte, rreth qendrës së qytetit dhe kur përdorni transport publik – mbani vetëm çka ju nevojitet dhe lini gjërat e vlefshme në hotel”.

“Uji në çezme s’është i pijshëm në Prishtinë”.

“Shkoni në stadium herët. Kushdo që është i pirë nuk lejohet brenda në stadium. Çadrat nuk lejohen në stadium, kështu që, nëse bie shi, rekomandoheni të vishni mushama. Pirja e duhanit s’lejohet brenda në stadium”.