75 Mall Live Search
22:50 / E Hënë, 24 Mars 2025 / L A

Anglia ja bën “terr” Letonisë

Anglia ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Të hënën mbrëma në “Wembley”, Anglia fitoi 3:0 ndaj Letonisë.

Reece James shënoi për 1:0 në minutën e 38-të. Për 2:0 shënoi kapiteni Harry Kane në minutën e 68-të. 

Golin e tretë për anglezët e shënoi Eberechi Eze në minutën e 76-të.

Tri ditë më parë në arenën e njëjtë, Anglia shënoi fitore 2:0 ndaj Shqipërisë. Udhëheq në grup me gjashtë pikë, ndërsa Shqipëria e Letonia i kanë nga tri. 

Ndeshjen e ardhshme Anglia e ka më 7 qershor ndaj Andorrës.