75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Anglia konfirmon dy rastet e para me koronavirusin, në Gjermani i pesti

Konfirmohen dhe dy rastet e para me koronavirusin “Wuhan”, në Britaninë e Madhe, bëjnë të ditur autoritetet zyrtare.

Pacientët janë nga po e njëjta familje dhe janë trajtuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në veriperëndim të Anglisë.

Pacientët po marrin kujdesin mjekësor dhe ne po përdorim procedurat e testuara të kontrollit të infeksionit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit”, tha profesori Chris Whitty në një deklaratë, duke shtuar se zyrtarët shëndetësorë po punojnë për të identifikuar personat e tjerë që pacientët mund të kanë rënë në kontakt me ta.

Ndërkohë në Gjermani konfirmohet rasti i pestë.

Deri tani raportohen mbi 9 700 raste të infektuara me koronavirusin dhe 213 të vdekur në Kinë.