75 Mall Live Search
07:52 / E Premte, 05 Prill 2024 / G T

Anglia kujton kohën kur Cole Palmer bënte “show” kundër Kosovës

Futbollisti anglez, Cole Palmer mbrëmë ishte në qendër të vëmendjes pasi arriti të realizonte hat-trick ndaj Manchester Unitedit në ftoren spektakolare të Chelseat me rezultatin 4:3.

Kombëtarja e Anglisë përmes faqes zyrtare ka kujtuar kohën kur Palmer kishte shënuar gol edhe ndaj Kombëtares së Kosovës U21, shkruan Indeksonline

Palmer shihet si një prej lojtarëve më premtues të “Tre Luanëve” gjatë sezoneve të ardhshme dhe sigurisht që mund të jetë një prej lojtarëve të ftuar në Euro 2024.

21-vjeçari gjatë këtij sezoni ka pasur paraqitje fantastike, ka shënuar 21 gola në të gjitha garat dhe ka bërë 12 asiste./Indeksonline/