Anglia me vështirësi mposht Rumaninë, Holanda kryen detyrën me Gjeorgjinë

Kombëtaret pjesëmarrëse në EURO2020 po zhvillojnë testet e fundit para evropianit.
Anglia zhvilloi miqësoren e fundit duke mposhtur 1-0 Rumaninë.
Marcus Rashford realizoi nga penalltia golin e fitores, ndërsa Jordan Henderson humbi mundësinë për të shënuar nga 11-metërshi.
Më lehtë fitoi Holanda kundër Gjeorgjisë, 3-0. Memphis Depay, Wout Weghorst dhe Ryan Gravenberch ishin autorë të golave.
/Indeksonline/