12:41 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / C E

Anglia në hetim nga UEFA, kjo është arsyeja

Anglia do të përballet me ndëshkim për tre incidente të cilat ndodhën gjatë gjysmëfinales së tyre Euro 2020 kundër Danimarkës.

Një deklaratë e lëshuar nga UEFA të enjten lexon: “Procedurat disiplinore janë hapur pas ndeshjes gjysmëfinale të UEFA EURO 2020 midis Anglisë dhe Danimarkës (2-1), luajtur më 7 korrik në Wembley.

Akuzat kundër Anglisë :

Përdorimi i treguesit lazer nga mbështetësit e tij – neni 16 (2) (d) i Rregullores Disiplinore të UEFA-s (DR)

Shqetësimi i shkaktuar nga tifozët gjatë himnit kombëtar – neni 16 (2) (g) DR

Ndezja e fishekzjarreve nga mbështetësit e tij – neni 16 (2) (c) DR

Çështja do të merret nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) i UEFA-s në kohën e duhur. /IndeksOnline/