23:48 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Anglia në Podgoricë me 900 tifozë, rritet frika për përleshje

Drejtues të Federatës së Futbollit të Anglisë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë e futbollistëve dhe tifozëve të tyre.

“Tre luanët” kanë arritur të dielën në Podgoricë për ndeshjen kualifikuese kundër Malit të Zi që do të zhvillohet të hënën. 6 vite e më parë, portiere Joe Hart dhe mbrojtësi Ashley Cole ishin cak i goditjeve me mjete piroteknike nga tifozët malazias.

600 tifozë zyrtarisht kanë blerë bileta, por raportohet që edhe 300 tjerë do të jenë në pjesën neutrale të tribunave.

Federata ka kërkuar që ata të kenë kujdes sepse mund të jenë shkak i ndonjë përleshje me tifozët vendës. /Indeksonline/