08:26 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Anglia nuk është mposhtur asnjëherë në Southampton

Anglia mposhti 5:3 Kosovën në një ndeshje që dhuroi spektakël nga të dyja përfaqësueset.

Pjesa e dytë ishte tërësisht e Kosovës, duke shënuar dy herë dhe duke mos pranuar asnjë, madje Aro Muric duke e pritur penalltinë e Harry Kane.

Kishte kohë pa pësuar tre gola Anglia madje në shtëpi të vet, por Kosova nuk e pati problem këtë, ndonëse nuk ia doli të nxjerrte një rezultat pozitiv.

Anglia në stadiumin St. Mary’s ka zhvilluar gjithsej 4 ndeshje. Prej tyre vetëm një barazim 2:2 me Maqedoninë për kualifikimet e Evropianit  2004, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj ndeshje, Anglia kishte luajtur një miqësore me Norvegjinë në vitin 2011 duke fituar 2:0 dhe një tjetër miqësore në vitin 2016 ndaj Italisë 3:2.

Dhe, krejt në fund me Kosovën 5:3./Indeksonline/