75 Mall Live Search
15:27 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / MSH

Anglia refuzon kalimin direkt në fazën e grupeve të Euro 2028

Europiani i vitit 2028 do të shtrihet në 5 shtete të ndryshme, konkretisht në Angli, Irlandë, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut.

Kandidatura e tyre është pranuar nga UEFA, e cila ka dhënë ok, për organizimin e kompeticionit kryesor për përfaqësueset në Evropë. Në këtë pikë krijohet një problem, pasi në bazë të rregullores, vendi organizator i kampionatit botëror apo atij evropian avancon në fazën finale menjëherë.

Diçka e tillë nuk mund të bëhet për 5 përfaqësuese, atëherë në këtë situatë, 3 luanët kanë pranuar që kualifikimi të vijë nëpërmjet garës dhe jo sipas rregullores.

Pra, Anglia që aktualisht udhëhiqet nga Gareth Southgate, do të duhet të zhvillojë ndeshjet kualifikuese në mënyrë që të jetë pjesë e kampionatit evropian të 2028.

Qeveria evropiane e futbollit ka garantuar, se në 5 shtetet e sipërpërmendura, vetëm 2 prej tyre kanë mundësinë të avancojnë direkt sipas rregullores në këtë kompeticion.

Sipas Federatës Angleze, ky vendim ka ardhur për të mbajtur skuadrën të karikuar dhe gati për konkurrencën që Evropiani ofron. Një shembull për most u ndjekur është ai i Gjermanisë, e cila po kalon një formë negative, pork a të drejtë të jetë pjesë e Euro2024, në kuadri ne vendit organizator.