75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Anglia rrezikon të mbyllet për muaj të tërë, pas përhapjes së variantit të ri të Covid19

Situata po përkeqësohet në Angli, pas përhapjes së variantit të ri të Covidit-19.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka paralajmëruar për javë të vështira dhe ka thënë se nëse vazhdon kështu situata vendi rrezikon të mbyllet për muaj të tërë, ndërsa vetëm vaksina është shpresa e shpëtimit, transmeton IndeksOnline.

Anglezët nuk respektuan të gjitha rregullat, duke bërë kështu të pamundur të kontrollohet shpërthimi i virusit, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Kryeministri paralajmëroi se po konsideron mbylljen e mëtejshme të shkollave.

Komiteti qëndror i qeverisë “Covid-O” pritet të mblidhet sot për të vendosur mbi hapat e ardhshëm .

Kryeministri paralajmëroi britanikët  se do të nevojiten kufizime më të forta për muaj, pavarësisht optimizmit të shkaktuar nga dozat e para të vaksinës “AstraZeneca”-Oxford.

Duke folur gjatë një vizite në Spitalin Chase Farm në veri të Londrës, Johnsoni paralajmëroi për javë të “vështira” që do të vijnë.