75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 25 Maj 2021 / Blerim

Anglia sot zbulon listën për EURO, ky futbollist do të jetë befasia e Southgate

Kombëtarja e Anglisë sot zbulon listën e futbollistëve për Kampionatin Europian që nis nga muaji qershor.

Sipas ‘The Athletic’ – befasia e Gareth Southgate do të jetë lojtari i Brighton, Ben White, shkruan IndeksOnline

White pritet të jetë në listën e ‘Tre Luanëve’ për EURO20.

23-vjeçari sezonin e kaluar luajti te Leeds United.

Para ndeshjeve të EURO, Anglia do t’i luaj dy miqësore – kundër Austrisë dhe Rumanisë.

Në Kampionatin Europian, në grupe, Anglia ka këto shtete: Kroacinë, Skocinë dhe Republikën e Çekisë./IndeksOnline/