75 Mall Live Search
21:11 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / G T

Anglia U21 kalon në epërsi ndaj Gjermanisë në finalen e Europianit

Kombëtarja U21 e Anglisë ka kaluar në epërsi ndaj Gjermanisë U21, në finalen e Kampionat Evropian për grupmoshat e reja.

Golin e vetëm deri tani e ka shënuar Harvey Elliott, mesfushori i Liverpoolit, i cili realizoi një goditje të saktë në minutën e 6-të, duke i dhënë avantazhin “Tre Luanëve”.

Anglia po tregon dominim të hershëm në ndeshje, ndërsa Gjermania po kërkon të rikthehet në lojë.

Kujtojmë që për Gjermaninë luajnë Gruda dhe Nelson Weiper, dy shqiptarë./Indeksonline/