Anglia U21 shpallet kampione e Europës pas fitores ndaj Gjermanisë U21

Kombëtarja U21 e Anglisë është kampione e re e Europës në grupmoshat e reja, pas një fitoreje emocionuese 3:2 ndaj Gjermanisë U21 në finalen e zhvilluar sot.
“Tre Luanët” treguan forcë ofensive dhe vendosmëri, me gola nga Omari Hutchinson, Harvey Elliott dhe Rowan Rowe, që mjaftuan për të siguruar trofeun prestigjioz.
Golat për Gjermaninë U21 i shënuan: Nelson Weiper dhe Nebel.
Me këtë sukses, Anglia U21 konfirmon talentin e gjeneratës së re dhe dërgon një mesazh të qartë për të ardhmen e futbollit anglez në nivelet më të larta./Indeksonline/