75 Mall Live Search
21:27 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / G T

Anglia U21 thellon epërsinë ndaj Gjermanisë U21 në finalen e Europianit

Anglia U21 po zhvillon një ndeshje mbresëlënëse ndaj Gjermanisë U21, duke udhëhequr me rezultatin 2:0 në finalen e Kampionatit Evropian për grupmoshat e reja.

Pas golit të parë të shënuar nga Harvey Elliott në minutën e 6-të, epërsia u dyfishua në minutën e 24-të, kur Omari Hutchinson realizoi për 2:0, duke i çuar “Tre Luanët” edhe më afër trofeut.

Anglia po dominon si në rezultat ashtu edhe në lojë, ndërsa Gjermania po has vështirësi për të gjetur ritmin. Nëse rezultati mbetet i pandryshuar, Anglia U21 është në rrugë të mirë për të fituar titullin evropian./Indeksonline/