“Anglisë i duhet një trajner i klasit botëror”, Lee Carsley tregohet modest: Unë s’jam i duhuri momentalisht!

Kombëtarja e Anglisë shënoi fitore 1:3 ndaj Finlandës në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në UEFA Nations League.
Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i “Tre Luanëve”, Lee Carsley u paraqit në konferencë dhe dha një deklaratë tejet interesante në lidhje me të ardhmen e tij, shkruan Indeksonline
Po flitet shumë pozita e trajnerit te Anglia dhe tashmë Carsley i cili zuri vendin e të shkarkuarit, Gareth Southgate – nuk po e dëshiron postin e plotë.
Gjatë konferencës, trajneri momental i Anglisë tha se këtij ekipi i duhet një trajner i klasit botëror.
“Mendoj se kjo punë e meriton një trajner të klasit botëror dhe që ka fituar trofe”.
“Unë jam ende në rrugën drejt kësaj”, u shpreh trajneri duke u treguar modest.
/Indeksonline/
🚨⚠️ Lee Carsley prepares his exit as England interim coach: “I think that this job deserves a world class coach who has won trophies”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 13, 2024
“I am still on the path to that”. pic.twitter.com/FWMeAkIrkw